Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion projektin e kullës që pritet të ndërtohet në vend të parkut, pas TKOB-së.

Anëtarja e PD-në Këshillit Bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa, ka dorëzuar këtë të martë dosjen në SPAK, ndërsa për mediat tha se Partia Demokratike do të denoncojë të gjitha aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”.

Projekti francez “Mount Of Tirana” u prezantua vitin e kaluar. Pas përgatitjes së projektit në vendin kur dikur ka qenë e famshmja gropa e Ajdin Sejdisë, u vendos rrethimi për të nisur projektin e ndërtimit të kullës 185 metra të lartë në mes të Tiranës. Të parët që reaguan ishin aktivistët, të cilët organizuan edhe një protestë në lulishten që pritet të kthehet në një shesh ndërtimi.