Partia Demokratike ka kallëzuar Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe zyrtarë përgjegjës, për shpërndarjen te personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.
Sipas kallëzimit të bërë nga PD, ministrja Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.
“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”– thuhet në kallëzimin e 10 marsit të demokratëve, i firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Partia Demokratike denoncoi një ditë më parë se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor.





