Kreu i PD-së së Durrësit Osman Stafa, në daljen e tij të parë publike për mediat për vitin 2016, ka denoncuar një sërë problematikash që sipas tij po shqetësojnë qytetarët durrsakë në këtë fillim viti. Osman Stafa u ndal te dëmet e përmbytjeve, situatën e munguar të rendit dhe të sigurisë në qytet sipas tij.

Po kështu, kërkoi dorëheqjen e drejtoreshës së spitalit Ardiola Frashëri, pas bërjes publike të raportit të KLSH-së, ku janë vërejtur abuzime të mëdha, dhe dha mesazhin se këtë vit bashkia ka rritur taksat për qytetarët e biznesin nga 67 % deri në 360%.

“PD do të nisë aksion të ashpër opozitar, për zgjedhje të parakohshme sipas direktivave të PDSH-së në qendër”, tha Stafa.

K.H.