Tiranë, 12 maj 2014 – Partia Demokratike kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, pas skandalit të trafikut të drogës nga ajri. Në një deklaratë për shtyp, kreu i PD-së, Lulzim Basha njoftoi protestën e parë këtë të enjte në orën 10:00.
Basha tha se, PD do të udhëheqë protestën e pandalshme popullore deri në largimin Edi Ramës nga kreu i qeverisë. Basha ftoi qytetarët shqiptarë, burra dhe gra, të rinj e të reja, të kërkojmë me zërin e fuqishëm të bashkimit, largimin e qeverisë Rama.
“Kjo e drogës me mbështetje qeveritare, është fundi. Drejtësia po heton. Ne i kemi ofruar dhe i ofrojmë gjithë mbështetjen tonë. Ajo do e thotë fjalën e saj. Por përgjegjësia politike e Edi Ramës për këtë që ka ndodhur është sot evidente. PD dhe Opozita kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, as më shumë as më pak. Kjo është imperativi i ditës. Për të zhbllokuar jetën demokratike dhe procesin e integrimit. Populli nuk pranon një qeveri kukull të krimit të organizuar apo trafikut të drogës. Nuk mund të pranojë shndërrimin e vendit në një kartel të drogës. Nuk mund të pajtohet me asnjë çmimi me kapitullimin qeverisjes dhe sundimin e narko-trafikantëve.”- tha Basha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





