Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare pasi kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë dorëzuar listat emërore të deputetëve që do të flasin.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho kërkoi praninë në sallë të kryeministrit Edi Rama. Kaq mjaftoi që Ruçi të ndërhynte, duke i bërë të qartë opozitës se kryeministri do të vinte kur të merrte fjalën e tij. Sakaq, pas 10 minutash seanca rifillojë sërish.

DEBATI

Spaho: Donim prezencën e kryeministri para se të nis debatin.

Ruçi: Ai do jetë në seancë. Do vij kur të marrë fjalën. Ai do vi kur të marrë fjalën, Ju nuk keni interpelancë me të.

Spaho: Duhet të jetë edhe ai në seancë, të flasim për integrimin. S’më duket serioze që ai nuk është.

Ruci: Mos më vini në kundërshtim me rregulloren. Është e drejtë e tij se kur vjen dhe se si vjen, se detyroni ju. Ndaj diskutoni listën e diskutantëve, ndaj 10 minuta pushim deri sa të vijë lista.