Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Ivi Kaso kërkoi që Bindja Demokratike të vijë me një logo të re në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ, Kaso tha se ngjashmëria e logos së PD me BD krijon konfuzion te votuesit.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.

“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj.