Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur sot, në zyrën e tij, kryetarin e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut. Takimi ka qenë i mbyllur, por jo i fshehtë. Vangjel Dule ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, ku është ngjitur për në zyrën e Lulzim Bashës. Më pas, Basha e ka përcjellë atë deri në dalje të selisë blu, por pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
“Kafe kortezie,” – tha Dule, teksa largohej nga selia blu, duke mos dhënë asnjë sqarim tjetër.
Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka filluar lëvizjet e para për ndërtimin e koalicionit opozitar dhe, sipas vetë fjalëve të tij, të gjitha forcat politike në opozitë me qeverinë e Edi Ramës janë të mirëpritura.