Kreu i Grupt Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas nismës së Presidenti Begaj ku kërkon sqarim në lidhje me përtëritjen e pjesshme të gjyyqtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Deputeti Bardhi në reagimin në emër të Grupit të PD thotë se akti i Bajram Begaj është i pashembullt dhe synon të kapë 100 për qind Gjykatën Kushtetuese.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.
Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.
Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.
Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.
Pas gjetjes së zgjidhjes për mandatin e Holta Zaçajt, presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese ku kërkon sqarim për përtëritjen e pjesshme, nëse vlen për edhe për gjyqtarët e tjerë kushtetues që janë emëruar me vonesë, konkretisht Elsa Toskës e cila dha dorëheqje në shtator 2024 dhe Sonila Bejtjes.