Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesëpadinë e koalicionit ‘PD-ASHM’ për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Koalicioni opozitar kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së.

Padia e PD: Të rrëzohet vendimi i KQZ për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare

Eridian Salianji, avokat i PS: Kjo kërkesë nuk mund të ngrihet nga ana formale sepse neni 167 i Kodit Zgjedhor bën shpalljen e rezultatit, pasi ka mbaruar procesi i ankimimit. Që do te thotë se janë  shqyrtuar 12 kërkesë padi, dhe janë rrëzuar me 12 vendime të kësaj gjykate, dhe do ishte në nderin e paditësit ta tërhiqte këtë kërkesë padi.

Kolegji Zgjedhor i kërkoi sot KQZ të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.

Ndërsa PS kërkoi si provë shtesë që KQZ bashkë me vendimet për shpërndarjen e mandateve të sjellë dhe kërkesat ankimore për të 12 vendimet.

Që nga shpallja e rezultatit, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet, teksa i cilëson si farsë elektorale.

Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor është shtyrë për në orën 15:30.