Pas bojkotit të opozitës në Konferencën e Kryetarëve ku diskutohej projekt-buxheti 2018, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë se nga opozita kërkon një debat me përgjegjësi për projekt-buxhetin dhe jo sherrin e vjetër politik.
"Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin 2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri."





