Përmes kreut të departamentit të ambjentit, pyjeve dhe turizmit, Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e referendumeve vendore për ndërhyrjet në mjedis. Partia Demokratike ka zhvilluar sot një tryezë për problemet e mjedisit në vend, ku janë ngritur një sërë shqetësimesh. Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të ambjentit, pyjeve dhe turizmit në Partinë Demokratike, tha se referendumet janë e vetmja mënyrë për të ndaluar katastrofat që janë duke ndodhur.

“Kemi lajmet që temperaturat janë nën zero, por në parqet kombëtare digjen pyjet mes të ftohtit, – tha Malltezi. – Po flasin për moratorium për gjuetinë e paligjshme, por përsëri po bëhet nami. Asgjë konkrete për të ndërhyrë për të ndaluar këtë katastrofë. Nuk bëhet monitorim i ndotjes së ajrit, i cili është në nivele të larta… Ne sugjerojmë referendume lokale për të lejuar apo jo ndërtimet në zonat të caktuara. Jemi të gatshëm të organizojmë vetëm mbledhjen e firmave për çështje që na prekin dhe dëmtojmë shëndetin tonë e të fëmijëve tanë.”