Tiranë, 29 korrik 2014 – Niveli i ekonomisë në vend është përkeqësuar, pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me grupin parlamentar të PD-së përsa i takon zhvillimit ekonomik në vend. 

“Një konsensus që buron nga përgjigja që jep i majtë dhe i djathtë, i kamur apo i vobektë. Nëse ai pyetet për konsensusin ekonomik, do thotë se parametrat janë në përkeqësim dhe se situata nuk lë vend për bisedime. Ndërprerja e marrëdhënieve me Parlamentit, për shkak të dhunës së përdorur ndaj opozitës, për shkak të kthimit të parlamentit në një strehë të krimit, ne si opozitë themi të vërtetën dhe tregojmë me fakte shifra e prova, gjendjen aktuale në çdo fushë.”- tha Basha. 

Sipas Bashës, është detyrë e opozitës që të ngrejw zërin ndaj çdo të vërtete, siç kanë qenë dhe organizimet e fundit të tryezave për situatën e rendit dhe sigurisë në vend dhe çështjen e pensioneve.

“Është përgjegjësia jonë padyshim që rolin tonë si opozitë në kushtet e zerimit brenda aulës së kuvendit ta bëjmë çdo ditë me qytetarët, siç ishte dhe tryeza për gjendjen e rendit dhe sigurinë, dhe atë të pensioneve. Në do ndalemi të faktet dhe transparenca, duke u mbështetur tek burimet zyrtare.”-tha Basha. 

Duke e krahasuar ekonominë shqiptare me atë të tre mujorit të parë të vitit 2013, deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode theksoi se kemi të bëjmë me një ekonomi në rënie. 

“Qeveria deklaron se ka pasur një rritje të zhvillimit të brendshme bruto. Ky tregues po kthehet në një festish, pasi vlera e shtuar bruto është më e vogël se gjatë 3 mujorit të vitit të kaluar. Pra delfatori i ekonomisë në tërësi është negativ. Kjo do ishte alarmi i qeverisë dhe jo sukses. Por ne nuk po kërkojmë të bëjmë oponencë shifrash, por po synojmë të shohim burimet e ekonomisë. Të shohim se çfarë kontributi japin degët kryesore të ekonomisë. Ndërtimet dhe transporti janë në një ulje, dhe në rënie janë dhe treguesit e tjerë, duke i krahasuar me vitin e kaluar.”- tha Bode. 

Në Shqipëri po ndodh një fenomen dramatik që lidhet me tregun, i cili sipas deputetit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-kreu i PD-së, po kushtëzohet.

Ekonomia e tregut është e pakthyeshme. Po ndodh një fenomen dramatik. Tregu në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër është përballet sot me mafian më të egër. Sot liria e tregut, ekonomike që në thelb është liria e çdo kujt limitozohet nga qeveria, të cilat kanë vendosur në parlament kriminel. Çdo jave, apo çdo dy javë një biznesmen ekzekutohet, madje publikisht, para kamerave, para qytetarëve, para policisë.”- tha Berisha. 

Berisha theksoi më tej se: “Po preket liria themelore e pronës. Keni parë ju një kryeministër me papërgjegjshmërinë e plotë te thotë se nga Velipoja deri në Ksamil nuk mund të ndërtohet. Të gjitha komunat e Tiranës nuk mund të ndërtojnë. Iu ngri prona dhjetëra familjeve shqiptare. Po a ka themel më të rëndësishme se kontrata dhe liria e saj tek tregu. Me mburrje njofton se janë anuluar rreth 30-50 kontrata. Po çi mbetet më kësaj kontrate?! Nga mund të ketë një liri ekonomike në një vend ku janë rritur taksat?!”

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/