Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë të diel, deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook shkruan se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit nga pagesat për tërmetin.
“Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin. Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.
Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale”, shkruan Tabaku.
Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit,…
Posted by Jorida Tabaku on Sunday, May 9, 2021





