1dhjetor 2015 – Partia Demokratike sulmoi kryeministrin Rama për pezullimin e punimeve për pallatin 16-katësh në zemër të Tiranës. Sipas saj, Rama është i kapur në frikë e panik nga revolta popullore. “Për këtë arsye ai urdhëroi sot shpifësin e tij të dënuar me vendim gjykate, të riciklojë shpifje e sulme kundër kryetarit të Partisë Demokratike.

E vërteta e aferës së pallatit 16 katësh në zemër të Tiranës është se Edi Rama si kryebashkiak, i ndërpreu me forcë punimet, pasi nuk mori nga investitorët ryshfetin e lartë që kishte kërkuar. Pikërisht, rryshfeti i Edi Ramës ishte baza e procesit gjyqësor që ndoqi më pas investitori, i cili e fitoi të drejtën në Gjykatën e Strasburgut.

Leja për pallatin është dhënë në vitin 1998, pra jo në periudhën kur z.Basha ishte kryetar Bashkie”, tha Enno Bozdo, përfaqësuesi i PD. Sipas tij, “nuk mund të gjejë shpëtim kokoshi 200 milionësh, që shkatërroi Tiranën me qindra lejeve korruptive e po shkatërron sot Shqipërinë e shqiptarët me vjedhjen e hajdutërinë e tij në dogana e në tatime dhe në çdo tender e koncesion”.

/portali DurresLajm/