PD mbyll fushatën në Tiranë me mitingun e fundit elektoral. Ai ka nisur me himnin kombëtar të kënduar nga Kastriot Tusha.

Kreu i PD, Lulzim Basha, është  i vetmi folës në mitingun e fundit të PD tek sheshi “Nënë Tereza”.

Basah thotë se është çështje orësh që ndryshimi të vijë, edhe pse deklaron se tashmë ka ardhur pasi e sheh tek çdo shqiptar. Ai kërkon që më 25 prill të votohet numri 9.

“Ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen.

Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Ndryshimi është çështje orësh, është madhërisht këtu, në këtë shesh, në zërin tuaj, në zemrën tuaj, ushton, ushton, ushton numrin 9, për ndryshim, për fitoren e çdo familje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e nënave që nuk kanë pasur të tharë, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi, por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar që ju shoh sot në këtë shesh, e kanë ngritur kokën, sepse të dielën vjen ndryshimi për to.

Baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund. Vetëm me vuajtje e mjerime, orxhe, çmime që rriteshin, i shoh sot, i dëgjoj thirrjet e tyre, ndryshimi po vjen, ditën e dielë ndryshimi po vjen, duke votuar numrin 9’’– tha Basha.

Makinat janë vendosur në kordonë, dhe duket se eshtë një skenar i ngjashëm me atë të mitingut hapës tek sheshi ‘’Nënë Tereza’’.

Sot PD mbyll fushatën aty ku e nisi, në Tiranë, kurse PS e mbyll në Vlorë.