Deputeti demokrat, Flamur Noka, një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, shprehet se nuk ka asnjë negociatë dhe asnjë bisedim me grupin e Lulzim Bashës për kandidatët në zgjedhjet e 6 Marsit.

“Negocimi për kandidatët me Lulzim Bravën është negociatë me Edi Ramën. Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do të dal me kandidatë në të 6 Bashkitë dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bavën“, është shprehur Noka.

Prej orësh në media ka nisur të qarkullojë lajmi, se po tentohet konsensusi mes Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe grupit të Lulzim Bashës për të dal në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatë të përbashkët.