Partia Demokratike përmes Silvi Bardhit, në një deklaratë për mediat tregoi se si presioni dhe mesazhi shantazhues i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj Francesco Becchetti-t iu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë 110 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar.
“Përveç shumë taksave e tarifave që ka rritur, përveç sulmit që i bën banorëve me gjoba bashkiake çdo ditë, Erjon Veliaj u ka lënë peshqesh qytetarëve edhe një barrë tjetër.
110 milionë euro është detyrimi që ne, që qytetarët e Tiranës, e gjithë vendit do të shlyejmë për Beketin.
Pse? Sepse media e Beketit, nuk ishte në krah të Veliajt, sepse investigimet e kësaj media, i prishën atij humorin.
Dhe ai e kërcenoi sipërmarrësin, pronarin e medias. Pikërisht, mesazhet kërcenuese të Veliajt ndaj Beketit, janë prova që e ka bërë Gjykatën e Arbitrazhit të marrë vendim në favor të sipërmarrësit dhe në dëm të shtetit shqiptar.
Në dëmin tonë, pasi 110 milionë euro, do t’i paguajnë qytetarët, taksapaguesit më të varfër të Europës.
Shihni këtu, ish-Ministrin socialist të Financave, se si e shpjegon këtë çështje:
Arben Malaj, 18 dhjetor 2019: A e dini ju që gjoba 110 milionë dollarë që do të paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Beketin është bazuar në sms-të e Edi ramës dhe Erion Veliaj që kërcënojnë një media të pavarur, e dini këtë apo jo. 110 milionë. Po gjoba që do i vijë Shqipërisë. Ti jap unë tre sms të Veliajt tani që i ka dërguar atij; mos u merr me dasmën time, mos m’u bë armik se unë të bëj… Në ccdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga politikan gjyqi është menjëherë i fituar, por këta janë kalamajë, janë të vegjël, nuk e dinë cc’është përgjegjësia ligjore.
Një shembull i thjeshtë: transporti publik falas, një angazhim i kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi ka një kosto financiare prej 16.5 mln euro në vit.
Kjo, për Veliajn është shumë.
Nuk ka pasur ku t’i gjejë ai në 8 vite për qytetarët e Tiranës për të lehtësuar koston e jetesës.
Ndërkohë që, për Veliajn nuk është fare problem që ne të paguajmë 110 milionë euro Beketit, thjesht për trillet, tekat dhe humorin e tij personal.”