Opozita riktheu vëmendjen tek konçesionet e qeverisë në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Deputeti demokrat Florion Mima akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po dorëzon shtetin tek mafia. Mima u ndal fillimisht tek koncesioni i TVSH, duke thënë se nuk është e nevojshme që t’i jepet privatit me koncesion.
“Në majë të piramidës koncesionuese qëndron kryeministri i vendit, – tha deputeti demokrat Mima. – Strategjia e tij ka qenë e qartë që në fillim. Kryeministri është dorëzues në dorë të mafias që e ka vendosur aty. Nuk duhet të habitemi që në ditët në vijim të dorëzojë tek mafia edhe shërbimin diplomatik, burgjet etj etj.”