TIRANE, 15 prill 2013 – Partia Demokratike ka modifikuar kërkesën e saj për shkarkimin nga Parlamenti të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.
Në një amendament të fundit PD ka hequr tërësisht togfjalëshin “baraspeshim politik i KQZ-së”, duke e zëvendësuar atë me “lirimin pasi i ka fshehur Kuvendit deklarimin e fakteve që pengonin në detyrën e anëtarit të KQZ-së”.





