TIRANE, 10 maj 2013– Partia Demokratike ka ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.

Nuk bëhet fjalë për ndryshime të emrave në pjesën fituese të listës, por në fund të saj. Konkretisht, në vendin e 31-të në listë do të jetë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, ndërsa në vendin e 32-të, ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Bakim Shehu, raporton BW.

Këta dy emra nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së.

Ndryshe nga katër vjet më parë, zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk e ka publikuar ende zyrtarisht listën me 140 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit. 

Kandidatet e PD në Tiranë
1. Sali Berisha
2. Myqerem Tafaj
3. Majlinda Bregu
4. Halim Kosova
5. Florion Mima
6. Gerti Bogdani
7. Dashamir Shehi
8. Jorida Tabaku
9. Edi Paloka
10. Keltis Kruja
11. Kastriot Islami
12. Asllan Dogjani
13. Visar Zhiti
14. Arben Qirjako
15. Gent Deliallisi
16. Tritan Shehu
17. Ilir Rusmali
18. Jemin Gjana
19. Lajla Përnaska
20. Gazmend Dibra
21. Kreshnik Çollaku
22. Rajmonda Bulku
23. Kreuza Leka
24. Shkëlqim Hoxha
25. Fetah Hasani
26. Ervin Minarolli
27. Elvana Hana
28. Grida Duma
29. Ivi Kaso
30. Andia Pustina
31. Greta Koçi
32. Baki Shehu

Ishin 
31. Sahit Dollapi
32. Krenar Alimehmeti