· Zëdhënësja Vorpsi, denoncon emërimin në krye të Task Forcë të CEZ-it në Tiranë, të një personi të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë (vendimi në foton poshtë)
Tiranë, 5 prill 2014 – Partia Demokratike ka denoncuar sot emërimin në krye të Task-Force të CEZ në Tiranë, të një personi të dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre me vendim të formës së prerë.
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se Idajet Buzi është dënuar në vitin 2009, për shkak se kur ishte përgjegjës turni në doganën e Durrësit, nuk i vilte subjekteve detyrimet tatimore.
“Me Edi Ramën, energjia elektrike do u kushtojë vërtet shumë shqiptarëve. Jo vetëm plani që ai ka, për të rritur çmimin, por edhe mënyra se si po e administron CEZ-in. Në një prej posteve më të rëndësishme të kësaj ndërmarrjeje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, është lënë në fuqi, dhe ka marrë formë të prerë dy vite më vonë nga Gjykata e Apelit të Durrësit. Buzi i dënuar për shkak se, kur ishte përgjegjës turni në doganën e Durrësit, nuk i vilte subjekteve detyrimet tatimore, tanimë është emëruar nga Rama në krye të task forcës së CEZ-it në Kryeqytet. Ky emërim tregon edhe një herë se fjalë dhe vetëm fjalë i ka kryeministri angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri”,- tha zëdhënësja Vorpsi.
Sipas saj, kriteri që kryeministri Edi Rama ka dhe standardi që aplikon është që t’u shërbejë me besnikëri miqve dhe klaneve të tij të pushtetit, edhe kur janë të dënuar nga drejtësia, dhe aspak qytetarëve shqiptarë.
Reagimi i CEZ
Por pas daljes së zëdhënëses Laura Vorpsi nuk ka vonuar reagimi i kompanisë për këtë deklaratë.
"CEZ Shperndarje pas verifikimeve te kryera per punonjesin Idajet Buzi informon opinionin publik se deklaratat e sotme te zedheneses se Partise Demokratike jane krejtesisht te paverteta. CEZ Shperndarje i ben thirrje opozites te mos hedhe balte mbi punonjesit e kompanise, e cila edhe pse ka trasheguar borxhe dhe humbje te jashtezakonshme per vite me rradhe, ne keto gjashte muaj po punon me nje impenjim maksimal per te rikthyer sigurine ne furnizimin me energji ne vend dhe per te ulur humbjet ne rrjet. CEZ Shperndarje i ben thirrje opozites te mbeshtese aksionin e nisur per te ndalur vjedhjen e energjise elektrike dhe per te rritur arketimet nga perdoruesit e energjise",- thuhet në reagim.
Deklarata e plotë e zëdhënëses Laura Vorpsi
Me Edi Ramën, energjia elektrike do u kushtojë vërtet shumë shqiptarëve.
Jo vetëm plani që ai ka, për të rritur çmimin, por edhe mënyra se si po e administron CEZ-in.
Në një prej posteve më të rëndësishme të kësaj ndërmarrjeje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre.
Vendimi i Gjykatës së Durrësit, është lënë në fuqi, dhe ka marrë formë të prerë dy vite më vonë nga Gjykata e Apelit të Durrësit.
Buzi i dënuar për shkak se, kur ishte përgjegjës turni në doganën e Durrësit, nuk i vilte subjekteve detyrimet tatimore, tanimë është emëruar nga Rama në krye të task forcës së CEZ-it në Kryeqytet.
Ky emërim tregon edhe një herë se fjalë dhe vetëm fjalë i ka kryeministri angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri.
Në të vërtetë, kriteri që ai ka dhe standardi që aplikon është që t’u shërbejë me besnikëri miqve dhe klaneve të tij të pushtetit, edhe kur janë të dënuar nga drejtësia, dhe aspak qytetarëve shqiptarë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





