Partia Demokratike ka përkujtuar sot grevën studentore të zhvilluar në shkurt të vitit 1991, në një event ku u mblodhën figura të njohura të selisë blu dhe ish-grevistë. Në kuadër të 25-vjetorit të kësaj ngjarjeje, kreu i PD, Lulzim Basha, theksoi se rinia duhet të ngrihet sërish për liri dhe demokraci. “Domethënia e grevës, vlera e madhe e guximit dhe pas 25 vitesh mbetet sfida e së ardhmes që po e thërret sërish rininë shqiptare, e cila nuk do zhgënjejë, do ngrihet për liri dhe demokraci,” – tha ai.

Në fjalën e mbajtur, ish-kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi: “Flas me nderimin më të madh para atyre studentëve që në shkurt të atij viti vendosën të flijohen në emër të bindjeve, parimeve e besimeve. Përpjekja jonë me e madhe ishte ‘deenverizimi”, pa ‘deenverizim’ nuk mund të kishte PD.”