Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, ka publikuar sot në faqen e saj të “Facebook”-ut disa foto nga zona e Porto Romanos në Durrës.
Sipas saj, këtu bëhet fjalë për një realitet tjetër nga ai ku u shit super investimi i Eco Parkut, teksa thekson se qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone janë hedhur për propagandë, pasi gjithçka është e lënë në harresë.
Postimi i Jola Hysajt:
Porto Romano Durrës
Aty ku u shit super investimi i Eco Parkut, qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propagandë.
Realiteti flet ndryshe, pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.
Nga lodhja e madhe, Kryetarja e Bashkisë Durrës përfitoi rritjen maksimale të rrogës për vete, pasi kuptohet propaganda kushton shumë, e lodhet goxha duke bërë SHOW.
Ndaj të moçmit thonin : ” Mos i shihni gunën por punën “.
Sa për punën , pamjet flasin vetë!