Në çadrën e PD-së, tërheqja e Ramës nga zgjedhjet e Kavajës është një fitore e madhe dhe për t’ja bërë të “ditur” edhe vetë kryeministrit, ata kanë ngritur një dron pranë zyrës së tij.
Droni mban lart dhe fare pranë dritares së Kryeministrit Rama një mesazh që shkruan:
“Demokracia është autoktone në Kavajë”
Veprimi i demokratëve erdhi pak minuta pas vendimit të Ramës për të tërhequr nga zgjedhjet e pjesshme të Kavajës, kandidatin e PS-së, Klodian Shehi.





