Partia Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se banorët e Unazës së Re që protestojnë prej muajsh janë sulmuar sot nga një automjet që ka hyrë mes tyre ndërsa protestonin.

“Një person me automjet ka sulmuar banorët që protestonin në Unazën e Re. Mjeti që drejtohej nga një shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmës ku kishte më së shumti gra dhe fëmijë. Momenti ka qenë tmerrues dhe në video dëgjohen ulërimat e fëmijëve të traumatizuar. Policia e cila ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi që mund të kishte qenë me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre”, deklaron PD.