TIRANE, 24 qershor 2013 – Njëri nga funksionarët e PD-së Gerti Bogdani, në prononcimin nga selia e PD-së ka akuzuar mediat për përshpejtimin e shpalljes së rezultateve dhe fituesve. 

Ai tha se Partia Demokratike, është duke avancuar në numërimin e rezultateve dhe se PD do ta përmbysë rezultatin dhe se ata do të jenë fitues.

“Partia Demokratike dëshiron që të falenderojë gjithë komisionerët dhe numëruesit e votave, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë një punë shumë të mirë. Ne vazhdojmë që të besojmë se do të jemi fitues. Këtë e bazojmë në rezultatet e fundit, të cilat tregojnë se mund të përmbysin rezultatin. Nuk duhet të harrojmë se edhe në 2009-ën, Edi Rama në këto momente fitonte, por më pas pësonte humbje”, tha Gerti Bogdani. 

Veç kësaj edhe pse rezutlatet nuk flasin për të njëjtën, si duket në PD akoma ka shpresa për fitore nga zgjedhjet e djeshme.