Katundi i ri, njësi administrative e bashkisë Durrës, dikur komunë me ndarjen e vjetër territoriale, ka qenë gjithnjë një bastion i PD-së.

E populluar nga banorë të ardhur kryesisht nga veriu i vendit, ajo ka qenë hambar votash për shumë vite me rradhë dhe është drejtuar nga kryetarë vendorë të zgjedhur me shumicë votash nga elektorati i djathtë.

Por ç’ka ndodhur në zgjedhjet e 25 qershorit?

Nga një vëzhgim që DurrësLajm bëri në faqen e KQZ-së, ku janë të publikuara online, rezulton se në njësinë administrative të Katundit të diferenca mes PD dhe PS është reduktuar ndjeshëm. 

Nga 5310 persona që kanë votuar në QV-të e kësaj njësie, 2374 kanë votuar PD (45.48%) , 2135 kanë votuar PS (40.90%) dhe 557 kanë votuar LSI (10.67%).

Gjithsesi gara e të djathtëve kundër të majtëve është e fituar vetëm në rivalitetin PD-PS, pasi nëse do të merrej në total e majta PS-LSI, ajo ka marrë më shumë vota, 2692 në total.

M.P.