Pasi falenderon Komisionin e Venecias, për atë që e quan përkushtim, paanësi dhe profesionalizëm, Partia Demokratike thotë se drafti përfundimtar u dha të drejtë shqetësimeve të opozitës. “Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsesus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias,” – thotë, përmes një deklarate për mediat, deputeti demokrat, Eduard Halimi.

Sipas Halimit, opozita ndjehet i inkurajuar që çështjet e ngritura prej saj janë cilësuar si legjitime dhe i janë bashkuar marrëveshjes politike. “Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha çështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias,” – mbyll deklaratën deputeti demokrat.