Partia Demokratike e konsideron në shkelje të Kushtetutës, vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë me gjyqtarë të përkohshëm.

Në një deklaratë të bërë nga selia blu disa ditë pas marrjes së këtij vendimi, shprehet shqetësimi për degradimin e KLGJ në një korporatë private të Edi Ramës.

Demokratët thonë se për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Kushtetutë përcaktohet se duhet të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Në deklaratën e saj, PD thotë se kjo është drejtësia private e Edi Ramës, e cila ka për qëllim të mbrojë nga ndëshkimi Edi Ramën dhe t’u japë vrasësve dhe krimineleve një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë.