Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS-së dhe anëtarin e LSI-së në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.

PD pretendon se komisionerët e PS dhe LSI kanë penguar procesin e zgjedhjeve.

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki”, thuhet në njoftimin e PD.