Pas shumë negociatash është arritur marrëveshja e parë që çon në ndërtimin e një qeverie në Itali. Partia Demokratike dhe 5 Yjet kanë arritur një marrëveshje së bashku.
Kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico, i emëruar nga Presidenti i Republikës si kryenegociator për arritjen e një marrëveshje qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje dhe Partisë Demokratike është takuar me përfaqësuesit e këtyre forcave politike.
Partia Demokratike përmes kryetarit të përkohshëm të saj Maurizio Martina ka deklaruar se kjo forcë politike është e disponueshme për këtë formë të re qeverisëse me kusht që Lëvizja 5 Yje të mbyllë dialogun me Partinë Lidhja e të konfirmojë pamundësinë e një aleance qeverisëse me qendrën e djathtë italiane.
Ndërkohë në këto momente, kryenegociatori Roberto Fico po zhvillon bisedimet me përfaqësuesit e Lëvizjes 5 Yje.
Nëse kjo forcë politike konfirmon kërkesat e Partisë Demokratike, me shumë mundësi qeveria e ardhshme italiane do të jetë një qeveri koalicioni mes PD e 5 Yjeve.