Partia Demokratike ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral 1 vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Kreu i PD Lulzim Basha ka zbuluar se për përpilimin e programit, është bashkëpunuar me ekspertë nga aleatët strategjikë të vendit, që nga SHBA deri te Gjermania.

Ai tha se nga e hëna PD angazhohet në një dialog me dhe për familjet shqiptare.

“Nuk ka qenë e lehtë për shumë nga ju të vini në kohë këtu sepse trafiku dhe parkingu në Tiranë janë një ferr i vërtetë. Njësoj si transportin e ka pushtuar ngecja në vend, kështu i ka ndaluar ora Shqipërisë në këto 11 vitet e qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.
PD është e vetmja forcë politike që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse jetojmë me hallet e demokratëve dhe qytetarëve.
Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, as çmimet nuk u rritën vetvetiu. Të gjitha erdhën sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e kapur në flagrancë nga drejtësia, shqiptarët e partnerët.