2 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat nuk i njohu, Partia Demokratike po bëhet gati për të bërë hapin e parë zyrtar për t’ju drejtuar institucioneve.
Partia Demokratike pritet të dorëzojë ditën e dielë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kërkesën për shpallje të pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, për 9 qarqe në vend. Qarqet janë Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë Vlorë, Shkodër.
Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.
Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill.
Me provat që sipas tyre disponojnë, PD pretendon se në keto 9 qarqe, procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i qytetarëve është deformuar. Çfarëdo vendimi që të marrë KAS me shumë shanse fjalën e fundit për dosjen do ta thotë Kolegji Zgjedhor.





