Një ditë pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit dhe në afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka njoftuar se do të të bëjë publike diçka të rëndësishme.

“Ne oren 10.30, para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, PD do te kete nje njoftim te rendesishem per te bëre”- ka theksuar pak më parë zyra e shtypit të PD.

Nuk dihet se cfarë do të njoftojë PD, në protëstë prej 18 shkurtit ngujuar në çadrën e lirisë dhe me kushtin e panegociueshëm, qeveri teknike si kusht për zgjedhjet e lira e të ndershme.