Partia Demokrarike ka kundërshtuar projektin e qeverisë për të sanksionuar në ligj detyrimin për emigrantët që të regjistrojnë vendbanimin e tyre jashtë vendit. Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka diskutuar sot projektin qeveritar për të detyruar emigrantët të regjistrojnë vendbanimet e tyre jashtë Shqipërise ku, në rast mosregjistrimi, emigrantëve u mohohen shërbimet e gjendjes civile dhe shërbime të tjera shtetërore që ata i marrin sot në konsullata apo në Shqipëri dhe deputetët e opozitës theksuan se projektligji qeveritar ishte njëminë nëthemelet e procesit zgjedhor sepse, nërast regjistrimi tëadresave jashtëShqipërisë, emigrantët humbasin krejtësisht tëdrejten për tëvotuar, si pasojëe njëamendamenti tëkërkuar nga PS nëvitin 2007, sipas të cilit, të drejten e votës e kanë vetëm shtetasit me vendbanim në Shqipëri.
Partia Demokratike njofton se “deputetet e opozitës theksuan se ky ligj duhej shqyrtuar nga komisioni për reformën zgjedhore për t’u harmonizuar me Kodin Zgjedhor, përndryshe do të krijonte pështjellim të procesit të hartimit të listave të zgjedhësve dhe do minonte besueshmërinë e zgjedhjeve.” “Ata denoncuan këmbënguljen e qeverisë dhe mazhorancës për ta miratuar me nxitim ligjin si skemë e hapur për manipulim të zgjedhjeve nëpërmjet listave si në vitet 2000-2003. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të hiqeshin penalitetet e mohimit të shërbimeve të gjendjes civile ndaj emigrantëve në rast moszbatimi të detyrimit për regjistrim, – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Partia Demokratike. – Ata konsideruan një penalizim të tillë ne kundërshtim me Kushtetuten dhe të papranueshëm si një penalizim absurd dhe në vazhdën e nje qeverisje autoritare. Në komision, u theksua se nuk mund t'u mohohet më tej shërbimi emigranteve të cilët janë larguar pikërisht nga një shtet që nuk ka arritur t'u sigurojë të drejta normale.”





