· Zëdhënësja e PD Laura Vorpsi kërkon transparencë për kriteret e ndjekura për Drejtorin e Ujësjellësit të Patosit
Tiranë, 4 maj 2014 – Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Rama transparencë për kriteret e ndjekura për emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi tha se “emërimet e dyshimta dhe kriminale të Edi Ramës në postet e rëndësishme publike, po arrijnë rekorde të reja.”
Deklarata e plotë e zëdhënëses Laura Vorpsi
Emërimet e dyshimta dhe kriminale të Edi Ramës në postet e rëndësishme publike, po arrijnë rekorde të reja.
Sot, ne po i drejtojmë disa pyetje Kryeministrit, në lidhje me meritokracinë, shanset e barabarta dhe asaj që kjo qeveri e ka si filozofi; ti gjejmë njeriut, punën.
z.Rama cili është kriteri i ndjekur në emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit?
z.Rama, pse drejtori i Ujësjellësit të Patosit, ka ndryshuar emrin?
A e ka ndryshuar emrin, sepse ka pasur probleme me drejtësinë greke?
z.Rama, sa vite burg për trafik droge ka bërë në Greqi, drejtori juaj i ujësjellësit në Patos?
Cili është kumbari politik i drejtorit të ujësjellësit, që ka ndërhyrë tek ju për këtë emërim?
Ne jemi në pritje të përgjigjes, për të kuptuar realitetin e punësimeve të Edi Ramës. Për të kuptuar etikën e qeverisjes, meritokracinë dhe rilindjen e ujësjellësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





