Partia Demokratike ka publikuar dokumentin që tregon se vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është dënuar me shtatë vite e dy muaj burg për disa vepra penale me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane.
Vendimi për të, sipas PD është dhënë nga gjykata e Leces në vitin 2011.
"E vërteta është se ministri gënjen dhe është në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj alias Gonni është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë dënimin se kishte vëllain të pushtetshëm në Shqipëri. Faktet, provat e dënimiet ja ku i keni",- tha deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.





