Partia Demokratike ka publikuar sot një përgjim telefonik që pretendon se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike.
Në bisedë dëgjohen vetëm dy persona që flasin për të lënë një takim.
Tkest nga përgjimi audio i publikuar nga PD, që pretendon se ka të bëjë me Agron Xhafajn:
Trafikanti: Erdha për të bërë atë rrugën
Agron Xhafaj-trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë
Agron Xhafaj-trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain.
Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet.
Deputeti Ervin Salianji që paraqiti këtë bisedë telefonike tha se “Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm, pasi mbrohet nga Fatmir Xhafaj. Në qeverinë e Ramës, ministrat e Brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës”.
Pak më herët, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD ka 3 fakte të rëndëisshme që dëhsmojnë se si Fatmir Xhafaj, në detyrnën e ministrit të Brendshëm, shkeli ligjin duke penguar ekstradimin e tij.
Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.
1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm:
• Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
• Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri
• Për arrestimin dhe burgosjen e tij.
2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.
Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.
3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.





