Partia Demokratike ka publikuar në një komunikim të jashtëzakonshëm videodëshminë e Dëshmitarit X, Albert Veliu, i cili pretendon se në vitin 2000 ka punuar në Itali me grupin e Agron Xhafajt.

Albert Veliu është personi që regjistroi audiopërgjimin kundër Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha së bashku me deputetët Enekelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe këshilltari juridik Gazmend Bardhi ndodhen në një konferencë të jashtëzakonshme për median për të denoncuar atë që e quajnë "skenar kriminal".