Pak pasi Policia e Shtetit u shpreh se biznesmeni Edmond Bega, i arrestuar në Greqi nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar, reagoi sërish Partia Demokratike.
Përmes ish- ministrit teknik Gazmend Bardhi, PD pyet policinë nëse deputeti i PS-së, Taulant Balla ka qenë në Korfuz së bashku me biznesmenin e arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
“U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!
Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?
Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!
Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!”, shkruan Bardhi.





