Ish-deputeti demokrat Luan Baci ka denoncuar në Facebook përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit dhe papërgjegjërinë e zyrtarëve për të shuar zjarrin në atë zonë.
Teksa publikon videot që tregojnë se flakët po përparojnë me shpejtësi, Baci shkruan se Prokuroria duhet të nisë hetimet, policia duhet të jetë në krye të detyrës dhe çdo institucion duhet të angazhohet, në përgjegjësinë e vet, për gjetjen e shkaktarëve të kësaj zjarrvënie, që në shumë raste, bëhen edhe të qëllimshme.
POSTIMI I PLOTË
VAZHDON DJEGIA E PYLLIT NE SEMAN TE FIERIT
Pylli i Semanit ne Fier vazhdon te digjet dhe flaket po perparojne me shpejtesi, duke perpire siperfaqe te tera dhe duke mos kursyer asgje qe i del perpara.
Reagimi i vaket dhe me shume vonese i institucioneve pergjegjegjese, tashme ja ka lene vendin, lenies ne meshiren e fatit dhe mos vazhdimin e punes per te bere te mundur, ndalimin, mosperhapjen dhe shuarjen e zjarrit.
Prokuroria duhet te nise hetimet, policia duhet te jete ne krye te detyres dhe cdo institucion duhet te angazhohet, ne pergjegjesine e vet, per gjetjen e shkaktareve te kesaj zjarrvenie, qe ne shume raste, behen edhe te qellimshme.
Mosreagimi i shtetit, i institucioneve perkatese, per gjetjen e shkaqeve te kesaj zjarrvenje, gjetjen e autoreve, dhe per me shume, ndalimin dhe shuarjen e flakeve, qe po perparojne frikshem dhe paralajmerojne per deme te medha, i ben keta te fundit po kaq fajtor dhe i ngarkon me pergjegjesi ligjiore.
P.S. Video e publikuar me poshte eshte e realizuar nga banore te zones, per rrethe, dhe e ketyre momenteve.
Ata bejne apel, per pergjegjshmeri, te shtetit dhe nderhyrje me me shume forca, mjete, mposhtjen e flakeve dhe venien para pergjegjesise te shkaktareve te kesaj zjarrvenie dhe te atyre qe po behen bashkefajtore, ne keqmenaxhimin e saj.





