TIRANË – Partia Demokratike pasi akuzoi sot kryetarin e PS, Edi Rama se fsheh të dhënat mbi pasuritë e tij, ndërsa i kujtoi se deklarimi i pasurisë është detyrim ligjor. Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi tha sot gjatë një deklarate për shtyp se, Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama, prej më shumë se një muaj fshihet dhe refuzon të bëjë transparencën që premtoi për disa afera të tij korruptive personale dhe familiare siç janë: 

“Unë jam sot këtu për t’i kujtuar zotit Rama se çdo ditë heshtje dhe fshehje e tij, rëndon gjithnjë e më shumë skandalet e tij, prandaj i bëj thirrje zotit Rama që të mos fshihet, por ti paraqesë publikut që po pret me padurim faturat e parave që kanë deklaruar në tatime si dhe faturat e pagesave bërë firmës së ndërtimit nga investitoret e pallatit në pajë, vëllai i bashkëshortes tuaj i vetëpunësuar, sipas rregjistrit tatimor dhe xhaxhai i saj pensionist, në rast se ato fatura ekzistojnë.

1- Origjina e mbi 1 milion euro investim në pallatin në pajë 5 katësh 900 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi të familjes 
2- Burimi i 100 milion lekëve kredi pa interes që zonja Basha ka deklaruar në ILDKP. 
3- çmimi i vërteë i tokës 8 mijë metër katrorë të truallit të rezidencës së tij me gjatësi themelesh 57 m në malin e Dajtit, deklaruar se është blerë me vlerën qesharake 1,3 euro metrin katror”,- tha Vorpsi. 

Zyra e shtypit të PD theksoi se heshtja e Ramës tregon se kreu i PS frikësohet të tregojë të vërtetën mbi paratë dhe tokën e blerë. 
“Heshtja juaj e zgjatur zoti Rama, frika juaj nga transparenca, dëshmon se ju fshihni para tatimeve të vendit dhe LDKP-së shumën e vërtetë të parave të blerjes së truallit të sarajeve tuaja dhe kjo vetëm e vetëm se ju friksoheni nga origjina e parave me të cilat keni blerë truallin e rezidencës suaj verore”.