TIRANË, 03 mars 2013- Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pasi kryesocialsiti Rama prezantoi ish-kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi si deputetin socialist për qarkun e Fierit.
Në një deklaratë për media, Laura Vorpsi kujtoi se Rama dhe Celibashi vodhën mandatin e Spartak Ngjelës, teksa shtoi se PS do të vijojë të prezantojë si kandidatë për deputetë njerëz me të cilin e lidhin vetëm interesat personale.
“Doli para mediave dhe njoftoi zëvendësimin e Gramoz Rucit si kryelistë në qarkun e Fierit me ish kryetarine KQZ-së, famozin Ilirjan Celibashi me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie. Burime nga selia “mavi” e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se keto ditë, Rama do të paraqesë kandidatë për deputete ish kryeprokuren e pergjithshme Ina Rama e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të 21 janarit. Listës së kandidatëve do ti shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” që sundon mbi Z. Rama. Keshtu mesa duket partia e re e Edi Rames perveç 99-shave dhe Mjaftuceve do përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj”, u shpreh Vorpsi.