Tiranë, 30 mars 2014 – Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka denoncuar sot gjatë një konference për shtyp manovrat e mazhorancës në shkelje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit.
“Pavarësisht nga pretendimet e dyshes Rama-Meta në tre javët e fundit mbi gjoja pezullimin e hyxhymit të tyre për të zaptuar institucionet e pavarura, faktet dëshmojnë qe kjo eshte demagogji. Lidhur me AMA-n, Kryeministri Rama urdhëroi tërheqjen e amendamentit Peza 2, por kete vetëm pasi partneri Meta kishte urdhëruar Shërbimin e Monitorimit që, në kundërshtim me ligjin, me faktet e me veten, të shpallte të shkarkuar kryetaren e AMA-s. Ndërkohë kryetari i Kuvendit Meta fsheh letrën e OSBE ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe te procedohet me konsensus. Po kështu eshtë shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian”,– tha Boçi.
Sipas deputetit demokrat, pas insistimit të dyshes Rama-Meta për kapjen e AMA-s qndrojnë interesa klienteliste.
“Shqiptarët duhet ta dinë se pas këtij insistimi të pashembullt të Rama-Meta-s për kapjen e AMA qëndrojnë edhe interesa të pastra financiare dhe klienteliste pas vendimeve të fundit të AMA-s; këto vendime në shërbim të teleshikuesve në mbarë Shqipërinë do të sjellin uljen e ndjeshme të çmimit të kartës dixhitale si dhe shikimin falas te televizioneve kombëtare”,- deklaroi Boçi.
Ai theksoi se deputetët e PD-së do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e këtij falsifikimi dhe do të kundërshtojnë çdo tentativë Rama-Meta për zaptimin e AMA.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





