TIRANE – Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi i ka kërkuar sërish kreut të PS-së Edi Rama të bëjë publike origjinën e 1 milion eurove investim, në pallatin-pajë 5 katësh, që sipas PD është i së shoqes.
“Zoti Rama, ka dyshime të forta se në pallatin-pajë, ju personalisht keni larë paratë e gjobave që u keni vënë ndërtuesve, prandaj ju ftojmë që në përputhje me kodin tatimor dhe ligjin e lëvizjes së vlerave monetare, të bëni publike faturat tatimore dhe numrin e llogarisë dhe bankën në të cilën kanë qenë të depozituara paratë e pallatit në pajë, në rast se ato nuk janë para të pista gjobash të vendosura nga ju ndërtuesve të Tiranës apo perfitime tuaja nga grupe kriminale”,- thuhet në deklaratë.
Sipas Vorpsit, Rama nuk mund të qendrojë mbi ligjet e vendit.
“Zoti Rama, Partia Demokratike ju rikujton se ligji per deklarimin e pasurive, kërkon nga ju të tregoni cmimin e vërtetë të blerjes së 8 mijë metër katrorë tokë në malin e Dajtit, pasi cmimi qesharak prej 1,3 euro metrin katror apo 200 lekë në një zonë në të cilën toka është blerë nga qytetarë të tjerë sipas dokumentave zyrtare, jo 2 dollarë sic e deklaroni se e keni blerë ju, por së paku 22 e më shumë dollarë, dëshmon se ju i fshihni para tatimeve të vendit dhe ILDKP-së, shumën e vërtetë të parave të blerjes së truallit te sarajeve tuaja. Dhe kjo vetëm e vetëm se keni frikë nga origjina e parave me të cilat keni blerë truallin e rezidencës suaj verore. Edhe një herë zoti Rama! Partia Demokratike ju rikujton se transparenca është detyrim i prerë ligjor”, përfundon deklarata.