Tiranë, 4 gusht 2014 – Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama për mosmbajtje të premtimeve të fushatës elektorale për arsimin. Koordinatori Ervin Salianji tha se “qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore.” 

“Propagandë e re, zakone të vjetra. Ja çfarë bëri Kryeministri sot, me prezantimin për arsimin e lartë, duke mallkuar çfarë ka ndodhur, dhe duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen. Por më e keqja, me Edi Ramën 12 000 të rinj më pak do të pranohen këtë vit në Universitetet Publike, për shkak të vendimit të qeverisë. Qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore. Pas 1 viti, arsimi është në udhëkryq. Kemi vetëm demagogji, shfaqje propagandistike, dhe në realitet zhbërje dhe kthim mbrapa.”– deklaroi Salianji. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/