Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës, që të shkarkojë nga të gjitha funksionet kreun e grupit të PS-së për çështjet sociale Kosta Bajraba pas akuzave për vjedhje nga mediat amerikane. 

Zëdhënësja e selisë blu tha se nëse Rama nuk distancohet prej tij do të vërtetojë, se PS është 'rilindje hajdutësh'.

"Ky akt i shëmtuar fakton edhe një herë se “Rilindasit” e neo – bllokmenëve vjedhin por “me lezet”sic shprehej njëri prej tyre pak kohë më parë.

Kurse Sekretari për Programin e Partisë Socialiste për Cështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike u dëshmua se është një xhepist i thjeshtë.

I kërkojmë zotit Edi Rama të shkarkojë menjëherë xhepistin e tij nga funksionet e larta që ai i ka besuar, në rast se vetë nuk ndan trofetë që ky kleptoman siguron me profesionin e tij.

Përpjekjet e zëdhënësëve të Partisë Socialiste dhe të mediave që Rama kontrollon, për të mbrojtur aktin e shëmtuar të Sekretarit Kosta Barjaba, dëshmon se “Rilindja” e Ramës nuk është gjë tjetër vecse "Rilindje" e hajdutëve", tha zëdhënësja.