27 tetor 2013- Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me delegacionin e përfaqësuesve të biznesit shqiptar, ku i pranishëm ka qenë edhe vëllai i Kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD Laura Vorpsi i ka drejtuar disa pyetje Ramës, nëpërmjet të cilave kërkon sqarime transparencë nga kryeministri."Një delegacion me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku bënin pjesë dhe zv/kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, si dhe vëllai i Kryeministrit Rama, ka vizituar së fundmi Izraelin. Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama. A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit? A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë? Mbetemi me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu sic ai ka premtuar", u shpreh Vorpsi.





