TIRANE– Partia Demokratike, ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp, ndaj Edi Ramës dhe “çakenjve” të tij që vazhdojnë fushatën e ulët të shpifjeve, të denja për amoralitetin e tij kundër familjarëve të Kryeministrit".
Zëdhënësja e kësaj partie, Silvi Bardhi, tha se "njeriu që nga frika dhe tmerri fsheh pasuritë e që prej 5 muajsh fle tek Dash Peza dhe 7 muaj tek halla apo te tezja, se deklarohet i pastrehë pasi ka ndërtuar qyteza me mbi 54 pallate, akuzon familjarët e Kryeministrit për të ardhurat e tyre, të deklaruara në çdo qindarkë të tyre në institucionet e vendit".
Në vazhdim të deklaratës së saj zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, tha se "Partia Demokratike do të hedhë dritë mbi të gjitha shumat marramendëse, për gjobat 20%-she për të cilat është akuzuar haptas nga ndërtues dhe biznesmenë të Tiranës, si dhe vjedhjet e tjera të anturazhit të tij".