Tiranë, 18 maj 2014 – Partia Demokratike denoncoi sot ato që i cilëson si shifra dramatike në rënien e zhdoganimit të cigareve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi, tha se “kryeministri Rama dhe Drejtoresha e Doganave duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale”. 

“Partia Demokratike e përshëndet aksionin e djeshëm të punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë. Por përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve. Për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurisht se nuk ka rënë konsumi i cigares në vend. Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni. Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale”,– deklaroi Bardhi. 

 

Deklarata e plotë e koordinatores Silvi Bardhi

Partia Demokratike e përshëndet aksionin e djeshëm të punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë.

Por përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve.

Për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sigurisht se nuk ka rënë konsumi i cigares në vend.

Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni.

Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale.

Ku kanë shkuar 220 tonë cigare në tre muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar?

Ku kanë shkuar të paktën 10 milionë dollarë që është vetëm efekti financiar i zhdoganimit ?

Kjo është transparenca që Kryeministri dhe Drejtoresha e doganave i detyrohen qytetarëve shqiptarë, jo rrahja e gjoksit për një aksion që administrata e ka për detyrë ta bëjë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/